Në këtë takim z. Ibrahimi prezantoi vizionin dhe synimet e Klubit të Biznesit dhe mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës.

Kryebashkiaku Rama, duke na uruar për këtë nismë, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejshme.

Klubi i Biznesit synon të kontribuojë në prosperitetin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve përmes fuqizimit të sektorit privat dhe synon të ndërtojë partneritete me të gjithë ata që ndajnë këtë vizion.
Është kënaqësi që kryebashkiaku Rama mirëpriti dhe ofroi mbështetjen e tij në këtë rrugëtim tonën.

sqSQ