Gjatë vizitës sonë në SHBA, takuam udhëheqësit e Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane nga Teksasi, Visar Visokën, Bekim Ademin dhe Joe Haliti. Ata ndodheshin në Washington për takime avokuese në Kongres dhe institucione të tjera vendimmarrëse, duke dëshmuar kontributin e vazhdueshëm të këtij komuniteti për çështjet shqiptare.

Takimi ynë vëllazëror shënon fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet organizatave tona, drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

sqSQ